Mbi besën


(ZYBA HYSA)

“’Besa e shqiptarit si purteka e arit”… këtë ar e ka shfrytëzuar armiku…”

(Zyba Hysa)

“Kur i pabesi e di që je besnik… e ka të lehtë të realizojë qëllimet e tij…”

(Zyba Hysa)

“Mos ngatërro besën me ligjin… të huajt besojnë vetëm firmës, ne fjalëve…”

(Zyba Hysa)

“Me vëllanë bëjmë 100 gjyqe për një pëllëmbë tokë që ta marrim me firmë… qeveritarët tanë japin firmën… pastaj flasin me të huajt për të drejtat tona…”

(Zyba Hysa)

“Besa më shumë na ka dëmtuar… duhet të dishë kujt t’i japësh besën…”

(ZYBA HYSA)

“Një njeri i paditur “beson” më shumë padronit se sa vëllait…”

(Zyba Hysa)

MBI LUMTURINE:

“Ata që trumpetojnë se janë të lumtur… nuk e njohin atë…”

(Zyba Hysa)

“Njeriu që e njeh lumturinë… nuk ka kohë të flasë për të… përpiqet ta fitojë sërish…”

(Zyba Hysa)

“Njerëzit e mëdhenj lumturinë mund ta gjejnë kudo… edhe në burg…”

(Zyba Hysa)

“Lumturia është një shkëndi që ndriçon më shumë se një diell…”

(Zyba Hysa)

“Lumturia i ka rrënjët tek përpjekja e gjithsecilit për të arritur ato që dëshiron në jetë…”

(Zyba Hysa)

“Mos më dhuro pasuri… krijomë mundësi të realizoj veten… kjo është lumturi…”

(Zyba Hysa)

“DASHURIA S’FITOHET DUKE U BERE RRODHE TJETRIT…”

(ZYBA HYSA)

About Post Author