..
Seç fryu një puhize e lehte nga lindja
Me solli me vete ne ketë nate pa gjumë
Aromën tende të ëmbël nga vendlindja
Dhe ma zgjoj muzën te shkruaj si di unë.
..
Fjalët me vijnë me vërshojnë si lume
Por aty nga mesi ngela, jo nga rima
Desha te them diçka qe se thashë kurrë
Dhe lotët m ‘lagën fletën m ‘dolën shkarravina.
..
Atëherë poezinë e lashë për një here tjetër
As te qaj ketë radhë deri sa lotët te mbarojnë
Mbi fletën e bardhe veç zemra seç me mbeti
Vargjet për vendlindjen I ruajta për me vone.
..
R.Qoraj- London 14-9-23
