Mbi një simpozium të këngës labe:Timo Mërkuri


Timo Mërkuri

MBI NJË SIMPOZIUM TË KËNGËS LABE

Në fb në datën 22 mars 2023 nga ana e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”u shpërnda një Ftesë për pjesamrje në datën 25 (Mars 2023) ora 11.00 në sallën UNESCO te Muzeut Historik Kombëtar ku organizohej një simpozium për polifoninë labe njoftim që shoqërohej me një tekst ku binin në sy fraza : “Kënga labe është magjike, ndaj, jo më kot UNESCO e ka vlerësuar si hyjnore”, “Kënga labe ka lindur qysh me labin e parë mbi këtë dhè, me banorin e parë, që u shfaq, që është rritur, ka jetuar dhe ka ndërtuar jetën në këto troje e hapësira të Shqipërisë Jugperëndimore e Jugore , që i thonë Labëri”, “Kënga labe është sa mosha e maleve tona, e lumenjve tanë, është sa mosha e kësaj toke”,“Kjo njësi folkorike, kjo mrekulli e kulturës shpirtërore të banorëve të krahinës etnografike të Labërisë na thërret kujtesën vetiake e atë sociale, kujtesën e shkruar dhe atë të transmentuar brezash gojë më gojë, si stafetë identiteti dhe dinjiteti, krahasuar me të tjerët”.

Personalisht dëshiroja ta përshëndesja këtë simpozium duke dëshiruar që të ishte një faktor studiues dhe evidentues për aritjet e këngës shumëzërrëshe të popullit uniteti por duke qënë se përmbajtja e ftesës dhe statusi shoqërues janë dhe njohës e orientues për drejtimin e punimeve të këtij forumi, mendova të shprehesha qytetarisht.

I-Shprehja “Kënga labe është magjike, ndaj, jo më kot UNESCO e ka vlerësuar si hyjnore” është jo vetëm e pasaktë por ka tendenca të gabuara kufizuese. Në lidhje me frazën “UNESCO e ka vlerësuar hyjnore” po ju them se UNESCO nuk ka çertifikuar “këngën labe” si këngë “hyjnore” por ka çertifikuar “Këngën Iso-Polifonike shqiptare” (Albanian folk iso-polyphony) si kryevepër shpirtërore të njerëzimit.

Populli shqiptar ka këngën iso-polifonike si tipike të tij, atë që quhet “kënga vënçe”, “shumëzërrëshi shqiptar”, “kënga polifonike shqiptare me iso” (siç e quante R.Sokoli). Kjo këngë ka shumë variante krahinore si: kënga himariote, kënga çame, kënga e Skraparit, kënga myzeqare , kënga e Dukatit, kënga e Gramshit etj. Po kështu edhe në vende shqiptare jashtë kufijve shtetërorë ka këngë karakteristike iso-polifonike dhe për ilustrim mund tju përmënd grupin“Valët e Liqenit” të fshatin Ladorisht pranë Strugës. Këto variante janë të bukura dhe të ndritëshme si diamantët e kurorës mbretërore, por asnjë diamant nuk e përfaqëson dhe zvëndëson kurorën, sado I madh dhe me vlerë të jetë. Asnjë variant i këngës sonë iso-polifonike nuk e zvëndëson apo përfaqëson këtë këngë. Ato përfaqsojnë vlera krahinore, si pjesë e vlerave kombëtare.

II- Shprehja “Kënga labe ka lindur qysh me labin e parë mbi këtë dhè, me banorin e parë, që u shfaq, që është rritur, ka jetuar dhe ka ndërtuar jetën në këto troje e hapësira të Shqipërisë Jugperëndimore e Jugore , që i thonë Labëri” më duket më shumë një frazë entusiazte se sa përfaqsuese e një teorie. Kënga labe nuk ka lindur me labin e parë në këto troje që quhen Labëri, edhe për faktin se këto vise që sot quhen Labëri dikur quheshin Himarë dhe kishin njësim si në veshje, këngë, zakone e tradita. Kufizimi me emërtimin Labëri është kufizim i “lindjes” së këngës iso-polifonike në këto vise. Kënga labe është një variant i këngës iso-polifonike shqiptare, e “shkëputur” nga kjo këngë në kushte historiko – shoqërore të caktuara dhe e rritur e selitur më vete si një bukuri dhe pasuri e mbarrë kombit shqiptar. Ajo është një “degë e pemës së këngës iso-polifonike”madje studimet historike e nxjerrin si një degë të re (Shih Eqerem Çabej “Shqiptarës midis perëndimit dhe lindjes”) në krahasim me variante të tjera. Nuk ka “këngë labe”, ka “variant lab” të këngës iso-polifonike shqiptare dhe një variant të bukur e plot vitalitet.

III-Shprehja: “Kjo njësi folkorike, kjo mrekulli e kulturës të banorëve të krahinës etnografike të Labërisë na thërret kujtesën vetiake e atë sociale, kujtesën e shkruar dhe atë të transmentuar brezash gojë më gojë, si stafetë identiteti dhe dinjiteti, krahasuar me të tjerët” është për tu përshëndetur sinqerisht dhe unë e përshëndes te ky shkrim, veçse dua të sqaroj se shprehja “krahasuar me të tjerët” më lë një dyshim kuptimore: kush janë të tjerët? Unë besoj se duhet ta ketë fjalën për popujt e tjerë, të cilët kanë gjithashtu “këngë polifonike”. Popujt e tjerë kanë këngë polifonike në kuptimin e këngës me shumë zërra, porn ë kuptimin muzikor “polifoni” do të thotë shumë zërra solo. Zërrat solo të shumëzërrëshit tonë janë marrësi, hedhësi dhe kthyesi porn ë asnjë rast vetëm këta zërra nuk krijojnë atë që quhet “kënga vençe”, “kënga shumëzërrëshe” sepse kënga “vençe” ka dhe ison element shumë funksional, sa që mund të themi se: pa iso nuk egziston kënga vençe, shumë zërrëshe. Besoj se jinni dakort me mua që edhe “varianti lab” i këngës iso-polifonike, ai që rëndom quhet “kënga labe” ison e ka element të domosdoshëm, siç ka qiellin shqiponja, siç ka detin apo lumin anija. Nuk mund të kuptojmë fluturim shqiponje pa qiell, në vakum, nuk mund të kuptojmë lundrim anijeje pa det apo lumë. Nuk mund të kuptojmë këngën tonë pa iso. Pra popujt e tjerë kanë këngë polifonike, ne kemi këngë iso-polifonike,

dhe pikërisht kjo këngë u çertifikua nga UNESCO,madje duke u cilësuar elementi “iso” si tipizues i saj.

Ka dhe një faktor tjetër ky emërtim, nqse termi “polifoni”është një term muzikor në gjuhën greke (që ka fituar të drejtën e qytetarisë botërore dhe nuk është gabim përdorimi i tij), termi “iso” është tipik shqiptar, me origjinë parailire që zbërthehet me dy shprehjet: “i” (që nënkupton numërin një, madje edhe sot pleqtë në zonat e thella “njëshin” e shprehin me tingullin “i”) dhe pjesën “soj” që nënkupton “lloj”, pra termi “iso” zbërthehet në “njëlloj”, i “njëllojshëm”, i “njëtrajtshëm”. Fjalori i gjuhës shqipe ka këtë shpjegim për termin iso: 1. “Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë me shumë zëra a një melodi. Iso e fortë (e gjatë, e ngadalshme). Isoja labe (myzeqare). Isoja e burrave (e grave, e të rinjve). Këngë me iso. Iso, more djema, iso! Këndojmë (ia marrim) me iso. Mbaj (bëj) iso me zë (me fyell)”. Termi iso nuk ka kuptim më vete në greqisht. Kështu nqse termi polifoni është totalisht greqisht, termi iso-polifoni ka përpara iso-n shqiptare si flamur, që e drejton nga të shkojë.

Në këtë kuptim jam dakort me shprehjen e sipërcituar “krahasuar me të tjerët”. Nqse nënkupton ndonjë pjesë të studiuesve dhe lëvruesve të artit gojor, më vjen keq por nuk jam aspak dakort me këtë sulmim. Ky është hamendësim i imi dhe shpresoj të gabohem në ‘të.

IV-Kënga jonë iso-piolifonike (vençe, shumëzërrëshe, labe, himariote, çame etj është vërtet e shënjtë, “hyjnore” sepse ajo e ka origjinën nga ligjërimet mortore të nënave e motrave tona, janë amaneti i tyre dhe për ne, lotët dhe fjalët e nënave dhe të motrave janë të shenjta, janë hyjnore. Laboratori shpirtëror i popullit tonë i shndroi këto ligjërime vajtimesh mortore (theksoj ligjërime vajtimesh dhe jo klithma e gjeste të qarësh me bot, të cilat janë faza e parë e ritit mortor, instiktive) në këngë, duke ecur nëpër “urën” e logatjes për të dalur te bregu i këngës. Qysh në fillesat e saj, te ligjërimi mortor, një grup grash shoqëronin vajtoren kryesore me rënkime të zëshëme, ato janë para ardhëset e grupit të isos. Shtrëmbërimet (që bëhen nga moskuptimi i frazave) se gjoja kënga jonë e ka origjinën nga kënga e sirenave janë thjeshtë bllof. Kënga e sirenave ka vetëm një qasje me këngën tonë iso-polifonike dhe elementi që qasen me njera tjetrën këto dy këngë është kolektiviteti, edhe kënga jonë por edhe kënga e sirenave ka kolektivitet, sirenat ishin pesë dhe grupi iso-polifonik shqiptar ka pesë veta. Madje ndërsa kënga jonë ka si tregues edhe anonimatin, kënga e sirenave nuk e ka këtë tregues, pasi ato kishin emra, të cilat njihen nga literature.

V-Mësova se në simpozium u mbajtën disa referate e kumtesa shkencore nga personalitete të njohura të vendit, disa prej të cilëve janë dhe miq të mi dhe me disa kam replikuar miqësisht për këto problem. Sinqerisht do dëshiroja ti lexoja kumtesat dhe referatet e tyre, ti përshëndesja apo të debatoja miqësisht me to. Shpresoj që ato ti publikojnë punimet e tyre dhe sidomos të publikojnë projekt rezolutën e cila do i drejtohej UNESCOS. Komunikimi zyrtar me UNESCO është çështje shtetërore dhe jo mardhënie shoqatash krahinore.

Faleminderit.

Sarandë, më 26.03.2023