Mbijetesë-Donike Rrethej


Unë heshta , se s’kam kurrgja me thanë,
prej kohet asnji fjalë se hedhi kot,
u mësova e e pranoj edhe ( injorancën),
se kështu asht gatue brumi i kësaj botë.

Unë rri ,diku aty n’mes s’jam kurrë n’rreshtat e parë ,
as ata t’fundit se e di se nuk asht kaq e lehtë,
e pranoj botën ,kështu siç asht ,kanjiher kaq e ftohtë ,
( se kët botë kështu e bam na ,e krijuem vetë ).

Unë nuk flas kot,fjala asht kaq e shenjtë,
po edhe vret ma shumë se nji plumb,
nuk baj luftë me askënd e se baj ,e baj veç me vedin,
( pranoj sfidat ,iku..di e pranoj edhe me humb).

Unë iku ,prej vendeve q’i nuk ndihem mirë,
e largoj njerëz q’i ofendojn inteligjencën teme,
unë heshta ,heshti para injorancës,
( si njeri i lirë z’g’jedhi unë ,asht e drejta jeme).

E pranoj botën kështu siç asht ,kanjiher pa ngjyra,
i pranoj njerëzit t’ndryshëm edhe t’ligj po jo afër te unë,
unë prej kohet nuk flas ,as shkruej asnji fjalë kot,
( se fjala,jeta,sot …kushtojnë shumë ).
Ah ,sa shumë….!