Mbrëmë në ëndërr-Suzana Rama


Mbrëmë ishim të dy protagonistë,

në një film të bukur, joshës, erotik,

të zënë për dore në breg të detit,

si të ishte nata e parë e hyqymetit.

si flladi me erën,si dimri me pranverën,

si ylli me hënën, si shpirti me zëmrën.

Ecnim ngadalë dhe fare nuk flisnim,

nga larg diku aty, dëgjohej muzika,

e një serenatë me autorin anonim,

dhe ne fluturonim që të dy në ëndra.

si toka me barin,si fusha me malin,

si vajza me djalin, si ndarja me mallin.

Protagonistë ishim mbrëmë të gëzuar,

dhe ishim të lumtur e të dashuruar,

një moment u gjetëm të dy të përqafuar,

por kaq ishte, se ëndra kishte mbaruar,

hapa sytë e hutuar dhe qava dhe qesha,

thashë shih se ku të çon, ëndër mëndesha.