Mbrëmjeve në Vlorë,
mbushesh me aromë,
aromë trëndafili,
Mbi degë të bajames
dhe lules së blirit,
ëmbël tingëllon,
kënga e bilbilit.
Sikur je në pyll,
në një vend magjik,
oh çfarë mrekullie,
gjethet féshférijnë.
Aromë manushaqe,
aromë portokalli,
të dhuron me zemër,
I ngjan një oazi.
Për një çast të vetëm,
bie shi pranvere,
freskon butë e ëmbël
pemë e luledele.
Ajrin e pastron,
qiellin kaltéron ,
në degë të mimozës,
bletéza fluturon.
Bie peréndimi,
mbrémjeve në muzg,

tej në breg të detit,
dielli i mbylli sytë.
E hodhi mantelin,
ngjyré portokalli,
Nata hapi dyert,
deti pasqyrin.
Hijet peréndimit,
zgjatin trupin shpejt,
Ecin njésh me njerézit,
rrugës në bregdet.
Dallgët i përkundin,
varkat si fëmijë,
Vlora mes dy detesh,
oh çfarë mrekulli.