Mbretëresha ime –Shon Malaj


Ti nuk je rritur në salla ëndrre

As nëpër disko me elita boshe,

Por me dashuri të madhe zemre,

Si gjithë nënat e kësaj bote.

Je mbretëresha në syt e mi,

Dielli që shkëlqen në zenith;

Para teje do të mbetemi fëmij,

Ti-fryma e jetës që na jep shpirt.

Me emërin Nënë- ikona e gjallë

Pika e djersës ta shuan etjen,

Ke gishta të bukur për unazë,

Dhe fjalën e urtë si nektar blete.