“Mbretëreshat e fëmijëve të mi”- Sabiani tregon një pjesë nga jeta e tij personale


I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” artisti më karizmatik i këtij Big Brother-i dhe më i dashuri për publikun e gjerë , Sabiani ka folur pa doreza dhe me sinqeritetin që e karakterizon në lidhje me marrëdhënien që ai mban me nënat e fëmijëve të tij. Duke i quajtur ato Mbretëresha, ai shprehet mirënjohës që e kanë bekuar me dy ëngjëj, vajzën e tij Kejsi dhe djalin e vogël Enes. Midis të tjerash Sabiani tregon se bashkëshortja e tij e ka mbështetur dhe ka qenë ajo shtysa e parë për të marrë pjesë në program. Dhe le të themi se ishte një vendim i zgjuar sepse publiku njohu atë anën e tij humane , përkrahjen dhe mbështëtjen e ciltër ndaj personave që vet ai i konsideronte miqtë e tij më të mirë. Shembulli i Sabianit na bën të reflektojmë se në fund të ditës jemi njerëz , kemi shpirtin tonë, paqja me veten dhe me të tjerët e bën botën një vend më të mirë.

Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author