Mbretëria e mbretërisë:Tyran Prizren Spahiu


MBRETËRIA E MBRETËRISË

Ka kohe nuk kam vizituar mbretërinë e Mbretit

nuk jam takuar me miqtë e mi te dashur

më mungon kryeqyteti i poezisë botërore

kafja me se domethenese me poetet…

*

Sot, dua të jem në oazën e burimit të fisnikërisë

qendrën e parimeve të palëkundura shqiptare

të vizitoj Dajtin e Liqenin magjepsës

ditën të përfundoj para Muzeut Historik Kombëtar.

*

Shpresoj nesër te nisem drejt malit të Krujës e lumit Ishem

ne kështjellën e Gjergjit do ndalem

frymëzohem në kryeqendrën e fitoreve epike

kujtoj historinë Historike të Kalasë dhe të shkruajë poezitë.

*

Në mua gjallëron mileniumi i jashtëzakonshëm për Arbërinë

teksa dëgjohet gjithandej zëri i Mbretërisë Ariane

feniksi me shekuj i fjetur

lartësohet si kurrë më parë ne literaturën botërore.

*

Ç’kënaqesi, respekt e nder i Shqiptarisë

poezite e Trojeve lexohen e vlerësohen në botë

shprehin lëvdata e mirënjohje për vargjet

lartëmadheria e shkronjave të Manastirit dritëzon globin e Letërsisë.

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

UJË BURIMI