Mbytem lotëve të mija…
Mbytem lotëve të trishtimit të kohës,
Një lypëse dashurije në udhën e gjerë,
Rrëmbyeshëm qan fati në shpatullat e mija,
Dhe ashtu, me lot perëndimit nis të flerë.
Një zemër pa çati, dyert kyçur me dryn,
Dritareve grilat kanë errësuar gjithçka,
Brënda saj veç një erë trishtimi fryn,
Aromë pranvere dhe lumturije, nuk ka.
Mbytem lotëve të trishtimit të fatit,
Ai shumë larg fluturoi që pa gdhirë,
Më la pas zemërimin e qiellit,
Si rrufe më godet zemrën pa mëshirë.
Mbytem lotëve të mija…
