Flutur o, moj bukuroshe
Merrem me vete dhe mua
Nëpër male nëpër dete
Kur era të jet tërbuar
Më mba fortë me krahët e tua
Bëmë zog a dallandyshe
Ta shikoj jetën më ndryshe.
Mjegullat me dorë ti mbledh
S’kam frikë se më zë nata
Do bëhem s’i një zgalem
Ardhur nga rrugët e gjata
Bëmë yll të ndriçojë botën
Bëmë moj si dardhë e ftua
Bëmë si pulëbardhë deti
Ku të çuditet mileti.
Po deshe bëmë dhe furtunë
Të vete krua më krua
Po u lodha nëpër rrugë
Do rri në viset e tua
Ku mban era trëndelinë
Atje ku zogjtë venë e vijnë
Bashkë me zogjtë e verës
T’i këndojmë Vlorës e zemrës.
Do bëhem njësh me valën.
Të mos kem frikë të notoj
Të bëj shoqe pulëbardhën
Të më marrë kudo të shkojë
Mbi një degë të trëndafilit
Atje dua tja marrë këngës
Ta bëjë një takim të shpejtë
Ta zbrazë krejt mallin e zemrës.
