“Me besimin në vete”-Arsinoi Zengo


Arsinoi Zengo

“Me besimin në vete “

I ndoqa me vëmëndje hapat e jetës

Herë u rrëzova herë u çova

Disa më ngritën të shumtët duartrokitën

Disava që ju dhemsa ishin ata që desha!

Kur jeta të përball me dimra të acartë

Kur fatin se bën dot ti dhe të lë në baltë

Kur zotit i lutesh dhe lotët pushtojnë

Atëherë vjen një zë për atë kishe nevojë!

I ndoqa hapat tashmë jam e sigurt

Dërrasa të kalbura shumë kam rastisur

Me dashur pa dashur donin të shkelja

Qëndrova e fortë me besimin në vetja!

Ai zë për të cilin unë kisha nevojë

Ishte i shpirtit që e priste prej kohë

Ishte i dashurisë të pastër, unike

Ishte i njeriut që frymëzoi shpirtin e një “ARTISTE”.