Më dhe shenjë me vetull-Godo Mehmetaj


Me shikim të parë

më ngacmon me vetull

qeshja jote e ëmbël

mendjen ma bën mjegull.

Shkon ma bën me dorë

se di se c,më thua

nuk më le rehat

nga mu qepe mua.

Nuk më le të qet

në hallet e mia

s,di për ku u nisa

dhe erdha mbas tyja.

Prisje te burimi

po’ freskoje sytë

buza tharë nga etja

ujë sme dhe një pik.

Nga lulja në lule

qëndroje si bleta

më dhe mjaltë me buzë

pastaj rashë e fjeta .