Me dhembjen e një burri-Valbona Kolaveri

ME DHEMBJEN E NJË BURRI

Me dhembjen e një burri

Shtrëngoj fort dhëmbët

Të gjunjëzoj tërbimin e shpirtit prej gruaje

Që refuzon të pranojë

Durimi më mēsoi të hesht,

Dhe heshtja të dëgjoj

Atëherë ,

Koha shkon dhe ora vjen

Të më tregojë që s’mund ti fshihem më vetes

Bota nuk pa ç’farë deshi

Por unë i pashë të gjitha brënda vetes.