Më dhuro një qeshje-Godo Mehmetaj


Më dhuro një qeshje

më shikon në sy

un ta kam me hile

po ti gjë nuk di

Në këngët e mia

tyja mbaj për herë

o lule beharit

ti më sjell pranverë

Ëndërrat mu prishën

mëndjen mbaj tek ti

kur do vijë sahati

që të marr në gji

Ti moj mes këputur

zëmrën ma dogje

do vi do të zgjuaj

me këngën e zogjve

Kam vite që pres

moj lulja me vesë

vetëm për një puthje

mos më ler të vdes.