MË DHURO NJË QESHJE,
Më dhuro një qeshje
më shikoj në sy
un ta kam me hile
po ti gjë nuk di.
Në këngët e mia
tyja mbaj për herë
o lule beharit
ti më sjell pranverë.
Ëndërrat mu prishën
mëndjen mbaj tek ti
kur do vijë sahati
që të marr në gji.
Ti moj mes këputur
zëmrën ma dogje
do vi do të zgjuaj
me këngën e zogjve
Kam vite që pres
moj lulja me vesë.
vetëm për një puthje
mos më ler të vdes.