Më do, s’më do..?!
Kur e pashë vajzën me lulet e kamomilit n’dorë.
m’kujtoj,se për atë lule dikur,shkulim një lëndinë.
Qesha me lulen,që ne dikur me të bënim kurorë.
E n’rininë tonë,me ato petale,testonim dashurinë!..
*
I merrja Egon e Idilin dhe shkonim në lëndinë.
“Më do, s’më do”,e nisnim me petale trëndafili.
Lusnim nusepashkën,që t’na gjente dashurinë.
Kur sosnin gonxhet,shkulnim petale kamomili.
*
Sa vinte pranvera,me manushaqe e luledele.
Nisnim e shkulnim petalet,deri në t’fundit gjethe.
Vajzat me lulet thurnin kuurora,vath e kordhele…
Ndërsa ne tre,natëve na kaplonin,t’shkretat ethe.
*
Mbetën atëherë gonxhet,memece e buzëtharë.
Eh,sa lule livadhesh,shkërmoqëm për dashurinë?!
“Më do,a s’më do,çapkania”,pyesnim një bubularë?
E t’ë tre pas saj,nëpër lëndina,merrnim arratinë!..
*
Sërisht dhe në dimër,ecnim të tre kapur përdore.
Unë,egoja dhe Idili,ishim atashuar,për një finale.
Më do,apo s’më do,,?Pyeti muza ca flogje bore.
Që mos dilnim prap pranverës,të shkulim petale..!
Ardmuça..