Më duaj,
A në daç më shaj
Zanë jam,
Apo shtrigë,
Që të vodhi ëndrrën
Që pi në gjithë krojet
E mendimevè të tua
Në daç,
Të çmendur
Më quaj
Ëndrrën,
Ta kam marrë
Ta dish
E të përshkoj me varg
Në secilin fill dashnie
Me shpirt e qepa këngën
Dhe ëndrrës ta dërgoj
Sërish
E tash
Në daç me erën
Më ndiq
Se me gjylpëra sysh
Ëndrrash
Do të ildis
V.Kolaveri
