Më duhesh ti-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Më duhesh ti, që ngatëresa sjell kudo.

Me një buzëqeshje, rafteve të zemrës ju përcjell ndriçim.

Ti, që me kokëfortësi thyen gjithë tabutë e vjetra,

Kohës, pamje tjetër i vesh në agim.

Më duhesh ti që me ikjen tënde, zogjtë e pranerën me vete merr,

Lënë pas vetminë, heshtjes së mjerë.

Ti, që mi lë boshllëk mushkërive, më bën të mos kem kohë të pres,..

Thellë, arterieve më ndihesh.

Për ty lëkund botën, deri sa të gjej.

Me ty, shoh sytë e shpirtit, mrekulli të papara ndonjëherë.

Ah, shikimi yt, ai shikim, zemrës, akoma më therr.

Brixhilda Dede @ 16=12= 2023