“Me durim fiton”-Adriana Kongjini Bala


“Me durim fiton”

E vështirë është për atë durimi,

Nuk e ka të lehtë atë “peshë “ta çojë,

Me zemërën e pastër “si uji tek burimi,”

shtrembërojë “rugën “nuk do dëshirojë.

Si lulet e majit ku me erën e tyre,

Natyra qesh dhe me ngjyra I shton,

Buzëqeshjen tënde si gonxhe triandafili,

Rininë ta shton dhe shpirtin zbukuron…

Mos e ul kur kokën dhe përpara ecë,

Se zoti ti ka dhuruar ashtu siç dëshiron,

Bota është rumbullake dhe “diku do ngecë”

Kush ka bërë të mira, ai veç të kupton.

Me durim dhe guxim si burneshë,

Aty ku me këmbë duan të të shkelin,

Mos e lejo vehten që me ty të qeshë,

Se për të gjithë njerëzin ndriçon dielli.

Autore

Adriana Kongjini Bala