Më falë mirësi-Besa Januzi-Rexhepi


MË FALË MIRËSI

Ti e njeh mirë plagën time

Të lutem mos më prek aty ku më dhemb,

Të besova dhe të tregova

Sot unë nuk jam mirë

Nesër ti do jesh njësoj!

Më fal mirësi nga zemra jote

Se kjo jetë është shumë e shkurt

Mi shero plagët e zemrës,

Bota për të gjithë sillet njësoj.

Mos luaj me dhimbjen time

Jep sa të kesh mundësi

Mos bënë shumë mëkate,

Se zoti ty të ndihmon.

Nëse s’ke ç’të falësh tjetër

Falma një buzëqeshje të sinqert

Dhuro mirësi nga zemra jote

Më fal një fjalë të mirë