Majlinda Pajaj
Më falë o nënë…! më fal të lutem!
Lotët që derdha të dogjën shpirtin,
Si nuk mendova…, jetën të strukem,

Gjunjët dërrmuar, aq sa të dhimbnin.
Më fal o nënë…! më fal të lutem!
Si munda lotin ta derdh unë varg?!
Përpara teje, Nënë, unë po tutem,
Aty ku shpirti të është bërë plagë.
Buzëqeshja ime të maskoj veten,
Qetësinë mendova, ta ktheja ty prapë,
Se di akoma, unë të vërtetën,
Në shi mendimet edhe në vapë.
Më falë o nënë…! më fal të lutem!
Në syt e tu trishtimin pashë,
Ti më kujtove, lule të mbrujtem,
Trëndafil maji, shpirtit dhe jashtë.
Si ato lule, kur babi mblidhte,
Në çdo mëngjes, lart në spital,
Çdo ditë i mbledh për lulen time
Fliste ai, kur i shkoje pranë.
Më falë o nënë…! më fal të lutem!
E di, për ty jam motiv jete,
Ktij prehërit tënd, dua të humbem,
Edhe pse endur larg nëpër dete.
Më falë o nënë…! më fal të lutem!
E fshiva lotin, tharë ndër kujtime,
Ëndrrat e tua, më fshehin, s’ dukem,
Nëne, je bekim i jetës time.