Me fjalën s’bëhet shaka-Bilbil Murataj


E vogëla sa një mexhite,

Lart e poshtë më shkon përditë,

Vendosa të të zë pritë,

më thuash pse je mërzitë.

Po të kam ngarë me fjalë,

Dua të të them “Më fal!”

Apo mos je bërë pishman

Për fjalën që zemrat thanë.

Me fjalën s’bëhet shaka,

Fjala mbahet, po u dha,

Fjala që nga zemra del,

Është si guri në themel.

Se syri vetëm shikon,

Zemra është që dashuron …

Nëqoftëse sheh syri

Dhe zemra e thotë,

As male, as dete,

Nuk të ndajnë dot …