Me gjak shkruat historinë!Sanie Tushi Rrokaj


(Kushtuar Çlirimit të Vlorës 15 Tetor 1944.)

Me gjak shkruat historinë

Nëpër male plot me dhimbje

I latë me gjak të kulluar

për ju bijë e bija yje .

Sa luftuat për Atdhenë

nëpër borë e stuhi

trup më trup me Gjermanin

mijra jetë u bënë fli .

O ju bijë e Vlorës trime

që su trëmbi dot nazisti

helmetat prej hekuri ngjeshur

nga këmbë gjaku u rrithte .

Sa netë shkuat nëpër male

netë ngarkuar me derte

si hëna humbët mbi kodra

U dogjët si yll mbi dete.

Por gjaku su humbi kurrë

me gjak shkruat historinë

qëndisët përmbi flamur

Shqiponjën me plot Lavdinë .

Në iventarin e jetës

I dhatë Shqipërisë besën

Edhe Vlorës herike

Në ç’do stinë i mbollët shpresën .

Në 15 tetor 1944.

ju mboll lavdinë e munguar

I dhatë çelsin e fitores

Nëpër dallgë e flakë mbuluar.

Zemra qanë për bij dhe bija

që e bënë jetën fli

por e shkruan historinë

me shumë gjak dhe trimëri .

Por gjithmonë çelën lulet

për të bukurin Atdhe

dhe për Vlorën legjendare

pranvera plot ditë të re .

Bij e bija që s’u trëmbët

se në dej kishit lirinë

Me gjakun tuaj të kuq

Vlora shkrojti historinë .

Ta gëzosh 79 vjetorin

Vlorë me zemër të madhe

Vlor që mbolle historinë

O moj Vlora legjendare

Autore Sanie Tushi Rrokaj .