Më gjeni një “rrobë”  për shpirtin


Nga Përparim   Hysi

         (cikël me poezi)

1.Më gjeni një “rrobë” për shpirtin

Më gjeni një “rrobë” për shpirtin

Se shpirtin e kam  me “andra”

Ta vesh se nuk duron dimrin

Tani që jam me flokë të bardha.

Kam patur dhe kam një shpirt të brishtë

Që tretet për hallet e botës

“Lakuriq” mbeti dhe i trishtë

Se i luan çargu  i kokës.

Tërë jetës ka  qenë “lakuriq”

Një “rrobë” nuk gjeti për të

Si  Krishti jam vënë në kryq

Dhe kurrë në baltë s’kam lënë asnjë.

Zor se kam “kënduar” në kor

Se zërin e kam patur të “trashë

Kam jetuar, pothuajse, me “zor”

Dhe veten, pas dore, e lashë.

Tani kam “Ditët e prapme të  Pompeut”

Ndaj vargjet i thura për timin shpirt

Ju që do jini, kur t’i vë krahët dheut,

Thoni:- Erdhi  dhe iku si  IKS!…

About Post Author