Me gjuhën e shpirtit-Nexhat Nallbati


Të kam thënë sa shumë të dua,

Më e mira ndër shoqet e tua,

Ajde pra mos luaj me mua,

jemi bashkë, mish e thua.

Ti për mua je si hënë,

Dashuri me ty kam rënë,

Pa ty jetën s’e mendoj kurrë,

T’a dish ti sa të dua unë.

Të jap shpirtin, të jap besën,

Nuk mendoj për asnjë tjetër,

Me gjuhën e shpirtit të flas ty,

S’ka kuptim jeta, pa ne të dy.