Me gjysmën e zemrës jetoj-Rrahim Billa


Me gjysmën e zemrës jetoj

Me gjysmën e zemrës jetoj

E as nuk ankohem

Por vetëm rënkoj

Bota me mua bën çudi

Si mundet të jetojë , ky njeri?!…

Por gjysma e zemrës

Pa gjysmën tjetër

Është veçse një hiç

E asgjë më tepër.

Gjysmën e zemrës

Mua ma kanë marrë

E unë po vuaj

E tërhiqem zvarrë

Gjysmën e zemrës , ma morën

Dikujt i’u desh

E prej asaj dite

Buza nuk më qesh

Por unë për çudi

I heshtur… nuk bëj zë

Sikur zemrën e kam të plotë

Sikur s’ka ndodhur asgjë!

Ata që zemrën time

E coptuan

Për vete asnjëherë

nuk e provuan

Që dikush

Zemrën e tyre ta coptojë

E pjesë prej saj

T’i shesë a t’i dhurojë.

Sa çudi!…

Unë nuk paskam të drejtë

Që zemrën ta kem të plotë

Të jetoj si mali

Kur shkrumbohet nga rrufetë

Për hir të pisllëqeve

E të pabesisë tënde , moj botë.

Kjo zemër e coptuar

Për mua është një fatkeqësi

Për botën një turp

Thikë pas shpine e pabesi

Është turp që nuk harrohet

E kurrë nuk shlyhet

As kur faji riparohet

E kur e drejta ,në vend të vihet.

20 / 6 / 2020

Rrahim Billa / Albania

Të gjitha të drejtat e autorit

janë të rezervuara cx