MË KA MARR MALLI TË DËGJOJ ZËRIN E POETIT ODISE GORO


NGA MURAT ALIAJ

!JA ÇKA MË SHKRUANTE DISA VITE MË PAR ODISE GORO!!! ‘’Ai… Dëshiron të Vdes i Dashuruar!’’ Ai do të jetoj gjatë. Gjallëria, shpirti shpërthyes, si dhe mbiemri, ia parathonë jetëgjatësinë. Në vazhdimësi shkruan shumë e pa pushim, Pa përtim e pa u lodhur në poezi e në prozë. Tërë zell, e lëron këmbëng ulës me penë arën e letrës dhe në të “mbjell”, artikuj me përshkrime, publicistikë, studime, kritikë, prozë e poezi. Korr kështu admirimin e lexuesve dhe të dashamirësve… Të jep përshtypjen, sikur nxiton t’i shpreh të tëra, jo se e vuri mosha përpara, as se i zuri derën Shën Pjetri me peshoren e shpirtrave në dorë…! Ai e ka një hall që tregohet ca si tamahqar në të shkruar. Si duket, ngaqë muza, s’ia shkeli syrin herët qysh në kohë të rinisë djaloshare, por vonë, shumë vonë në vitet me thinja .“Me jetën u takova në të gdhirë,m’ u duk e gjatënë fillim…” Poeti dhe prozatori vlonjat Arqile Gjata e morri shtysën e muzës nga frymëzimet e kujtimeve të viteve dhe trokitjet e stinëve. Para lexuesve, me libër, për herë të parë doli në vitin 2000 me monografinë ”Aristidh Kolia, Arvanitas me shumë emër”. Në vitin 2005 vjen me vëllimin e parë poetikë “Kur trazohet jeta” I përshpejton hapat në poezi dhe pas një viti, më 2006 boton vëllimin tjetër poetikë “Kurorë me ngjyra”, ku përshtat me pasion ngjyrat dhe meloditë në pentagramin e krijimtarisë letrare dhe më pas në vitin 2008 boton vëllimin e parë me tregime “Qyteti që kërkon muzikë”. Pa kaluar mirë viti 2009 del para lexuesit me një vëllim të ri poetikë, prej 61 poezish të shkruara me shumë kujdes e ngrohtësi të ndara në gjashtë cikle poetike. Qysh në kontaktin e par të këtij libri të tërheq ballina e librit kompozuar nga Zonja prek Korçe Olja Kotti, duke të fut Në vend të parathënies, si ballinë e poezive, Zoti Fatmir Terziu e orienton lexuesin te “shpirtdhimbja e poetit që krijon bukurinë e fjalës” Fjala e vendosur me mend, të ndjek deri në fjalën e fundit të pasthenies, për poetin e “mesazheve njerëzore” nga edukatori Vangjel Pici (krijues, mësues letërsie i shumë brezave në Vlorë) Në të 88 faqet e këtij vëllimi të ri poetikë të Gjatës, është e kudo ndodhur dora e padukshme redaktoriale e poetit të talentuar dhe gazetarit me kulturë Grigor Jovani. që ka luajtur një rol peshëshumë në këtë libër serioz të autorit A.Gjata, njeri dhe poet me zemër të ndjeshme. Ndjeshmëria e zemrës së autorit u jep lexuesve poezi shumë të mira, të thjeshta, me detaje dhe gjetje interesante. Sigurisht, siç do krijues tjetër, AGjata ka mënyrën dhe mjetet e tija shprehës për të thënë atë që ai mendon e ndjen. Rëndësi ka që, në përgjithësi është i mirëpritur në atë që shkruan, duke dhënë kështu ndihmesën e tij modeste për të mirën e shoqërisë . Megjithëse në moshë madhore, Arqile Gjata ndihet poet i ditëve të sotme dhe si i tillë, ai nuk pranon të mbetet në kohërat dhe mentalitetet e shkuara poetike. Veten e mbanë rob të ndryshimeve të vazhdueshme. Bënë përpjekje për avancime në çështjen e poezisë artistike, gjë që vihet re në librin e tij të fundit. Veçse, ndryshimet s’duhet të jenë të sforcuara, të kërkuara, se kështu, ato e asfiksojnë poezinë, ja bëjnë të pa kuptueshëm mesazhin filozofik që i përcjell lexuesit.Këtyre kurtheve, për hir të ”modernes” në letërsi e në art, për mendimin tim,nuk u ka shpëtuar, aty-këtu dhe poeti punëtor Arqile Gjata. Ai(autori) është në kërkim të fjalës, se poezinë e përbëjnë fjalët. Ato nuk bien nga qielli. I qëmton poeti nga e folmja e përditshme e popullit. Mënyra e hedhjes, organizimit dhe e bashkimit të tyre, nëpërmjet fjalëve të frymëzimit, në varg e strofa, zbulon dhe stilin e mjeshtërinë e autorit, ku ai transmeton muzikën e shpirtit të tij poetikë, melodinë, ritmin, rrjedhshmërinë, ngjyrimin, ngrohtësinë, dashurinë për jetën:“Nuk dua të iki nga kjo jetë,ditët e bardha të dashurisëkujt t’ia lë vallë?” Poetin e bënë të lumtur ”oxhaku i tij i dashurisë” Ku ngroh e bënë valë shpirtin poetik-dhuratë për njerëzit, me vargje të bukura nga dhimbja e zemrës: “Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lot dhe shpresë, jo copëra litari për fjalën e lirë…” Janë dy vargjet e fundit të poezisë ”Poetë të harlisur”, poezi gjithë-gjithë vetëm me pesë vargje… dhe poezitë e vogla mund të përcjellin qëllime të mëdha. Shumë poezi të vëllimit poetik “Gratë e poetëve” të ngelen në mendje, para së gjithash për kulturën e të shkruarit të autorit A.Gjata. Diku ka rënë ndesh me kulturën…prandaj do të më pëlqente që poezia e trilluar”Qeni” t’i mungonte këtij vëllimi poetikë, me pasazhe të frymëzuara, për seksin delikat femëror…Shih poezinë… E ndjej të tepërt çdo koment tjetër! Arqile Gjata, poeti me shpirt të dhembur, mbart kurdoherë në mendje, në zemër dhe në shpinë mallin për qytetin ku u lind e rrit, për Sheshin e Kateqit ku përpoqi për gurësh, gjysmë i veshur e gjysmë i ngrënë, gjysmë i gëzuar gjunjët e fëmijërisë…S’e harroi kurrë Vlorën e tij të dashur, ku vuajti dhe gëzoi dhe një ditë iku dhe e la…Mori rrugën shtegun e mërgimit. Dhe A.Gjata është emigrant dhe si i tillë herë- herë kërkon e s’gjen hijen e munguar të vetes… Si i tillë duhej të kishin zen vendin e duhur në këtë libër me vlera artistike, ideore dhe estetike dhe krijime me karakter emigracionin.Të shkruarit është punë e rëndë, me pëlqimet, shijet dhe këndvështrimet e secilit autor. Nga ana tjetër të gjithë poetët nuk janë në të njëjtën shkallë, natyrisht dhe krijimet që ata i japin lexuesit nuk janë të të njëjtave nivele artistike. Rëndësi ka që secili kryen, sipas mundësisë të tij të jap ndihmesën në lëmin e madh të letërsisë.Atë bënë dhe poeti Arqile Gjata, që me vëllimin e tij të tretë poetik”Gratë e poetëve”, nis një dialog të ri me lexuesit. E nisi vonë dialogun poetik. Mbase ndihet fajtor që nuk foli më herët. Rëndësi ka që, edhe përmes viteve me thinja, në retinën e syrit i shkëlqen dashuria për njerëzit dhe për jetën, prandaj Ai “dëshiron të vdesë i dashuruar!…”Nga ODISE GOROAthinë Nëntor 2009PËRSHENDETJE ARQILE GJATËS!! Vjen një kohë kur njeriu ndalet në mes të rrugës, kthen kokën pas dhe shpesh bie në mendime duke mos e besuar se gjithë atë rrugë e ka bërë vet ai. Pastaj i vjen radha mendimit që vetvetiu bën bilancin si e beri dhe a mund ta bënte me mirë? Këtë punë është duke bërë sot Arqile Gjata teksa është ndalur e fshin djersët në shkallën e shtatëdhjetë të jetës së tij. Vërtet si ikën kaq shpejt 70 vjet! Por vitet kanë punën e tyre ndërsa njeriu të tij. Edhe pse bëhen bashkëudhëtarë të një rruge të gjatë, ata janë rrënjësisht të ndryshëm prej njeri tjetrit. Ndërsa vitet rendin se s’kanë si të bëjnë ndryshe, njeriu mendon si ti bëjë këta vite sa më të larmishëm e sa më të dobishëm, sepse ka shumë mënyra për t’i shtyrë vitet. Arqileja ka shumë arsye të ndihet krenar se këta vite nuk i ka kaluar në përgjumje si një bezdisje të domosdoshme, por në përpjekje e ne sherbim të vazhdueshëm të së mirës, të së vyrtytshëmes, të së bukurës. Ai e nisi jetën 70 vjet më parë në Vlorën e dallgëve të mëdha të historisë dhe të natyrës dhe njeriu që lindet buzë dallgëve është e vështirë ta kalojë jetën në qetsi e vanitet. Ai do ndjekë parimin e dallgëve: herë do ledhatojë e herë do gjëmojë. Kjo rastësi jetike bëhet shumë domethënëse për gjithë jetën e Arqilesë. Arqilenë e njoha në stacionin e përbashkët të mërgimit, aty ku ndihet më tepër se kudo domosdoshmëria e fjalës dhe mbështetjes së një shoku, të një bashkëudhëtari. Në fazën e parë ka ndodhur edhe të punojmë bashkë, pa ditur se me njeri tjetrin kishim shumë gjëra të përbashkëta që do na lidhnin akoma më tepër në vitet e ardhëshme. Ishte mezi i viteve 90. Punonim në Astinomikonë e Iliupolit, ku restauronim një farmaci. Arqilea kishte marrë përsipër të bënte instalimet elektrike, ndërsa ne, pajisjet e tjera. Koha ishte e shkurtër dhe s’na mjaftoi as për tu njohur. Kush ta dinte se ç’zjarr tjetër gatuhej e ziente në zëmrat tona, teksa bënim pa u ndjerë punën tonë të përditshëme! Më pas ndodhi që të njëjtin njeri ta ndeshja në aktivitetet e shoqates atdhetare “Vëllazërimi” ku Arqilea ishte nga më aktivëtAktivitet që nuk e ndërpreu asnjë ditë e që e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kudo me mendimin dhe vizionin e tij, kudo me nisiativën dhe ndërhyrjen e tij si një nikoqir i mirë që rreket të lërë pas vetes vetëm gjurmë të mira. Por prapë nuk i kishim mësuar të gjitha dëshirat dhe pasionet e Arqilesë kur ashtu si rastësisht, por i vendosur se kishte diçka të veçantë për të thënë, Arqilea u afrua nëpër rrethe krijuese, me kontributin e tij. Tashmë ai kishte vendosur ta bënte sfidën me një zbarkim të fuqishëm shkrimesh në gazeten e Athinës e cila në ato vite ishte e vetmja tribunë e zërit të emigrantëve. Aty ku zhvillonim debatin e nxirrnim mallin me njeri tjetrin. Nuk dihet kur troket në zëmrën e njeriut frymëzimi, por ama dihet mirë që kurdo që të trokasë, ai e kthen njeriun në një rob të frymëzimit të tij. Dhe Arqilea nuk i shpëtoi dot kësaj “robërie” të re. Ai shkruajti e shkruajti, sepse e ndjente se kishte diçka të re, të tijën për të thënë. Një përvojë që i nxiste shpërthimin, s’kish përse ta vriste brenda vetes së tij, siç ndodh me shumë njërëz të mbyllur e pa nisiativë. Arqilea shkroi reportazhe e analiza, vjersha e poezi dhe në vitin 2005 paraqitet përpara lexuesit me vëllimin e tij poetik modest “Kur trazohet jeta” libër ky që u prit ngrohtë dhe u përshendet nga lexues të shumtë. Ndërlaq lokomotiva kishte marrë vrull dhe s’ndjente të ndalur. Arqilea nxori e hodhi në letër gjith ç’kish më të bukur në shpirtin e tij. Momente te bukura e të pashlyeshme nga femijria, imazhe nga deti i trazuar i jetes së tij. Dhimbje të ndrydhura në shpirt që plagosin sa herë të çfaqen, siç është ajo për motrën. Kështu e ndërtoi Arqilea mozaikun e poezisë së tij. Pak nga pak, varg pas vargu me durimin dhe përkushtimin e bletës. Janë pesë libra të tjerë që pasojnë njeri tjetrin. Libra me tregime, me poezi, me esse. Në të gjitha krijimet e tij vihet re një mënyrë e thjeshtë të të shkruari tek e cila unë shoh edhe meritën e komunikimit të tij të shpejtë me lexuesit. Të duket shpesh herë jo sikur lexon një tregim, por sikur je bashkëudhëtarë me shoferët e bregut që lanë emër të mirë në gjithë vëndin si njërëz të zotë e të aftë në rrugët më të rrezikshëme. Në të gjitha këto libra ai solli përvojën e tij dhe botën e tij që një jetë të tërë e kishte ruajtur të ndrydhur në shpirtin e tij. Sepse në këtë jetë nuk ka rëndësi fare në ç’kohë troket pasioni tek njeriu. E rëndësishme është që kur të trokasë, të jesh i gatshëm ta mirëpresish e t’i shërbesh me gjithë forcën e shpirtit. Në këtë drejtim Arqilea dha një shembull jo të vogël, por mjaft të dobishëm për shumë krijues të tjerë që edhe pse e kanë pasionin, vazhdojnë ta vrasin ndër mëdyshje. Kështu ai e çimentoi fort emrin e tij në botën e madhe e të ndryshme të krijimit. Tashmë ai është një zë i sigurt dhe origjinal, në korin e madh të poezisë shqipe. Një zë që ka nisur udhëtimin e tij jo vetëm në trevat shqipfolëse, por që është përkthyer e lexohet edhe në greqisht, anglisht, rumanisht e rusisht. Një zë që ka tërhequr vëmëndjen e kritikëve dhe studjuesve, të cilët s’ngurojnë të japin vlerësime sipërore. Të tillë janë dr.Fatmir Terziu,xhemil Lato, Roland Gjoza e plot të tjerë. Në këtë 70 vjetor Arqilea zgjodhi të hedhë në qarkullim për lexuesit e tij, vjershat më të mira të gjithë krijimtarisë së tij të përmbledhura nën titullin kuptimplotë “Kur thinjet deti”ajo që bie menjëherë në sy në të është dashuria dhe serjoziteti me të cilin autori i ndërgjegjësuar më së fundi për filozofinë e pandryshueshme të jetës shkruan :Mbi kalin e jetës!Udhëtoj në hapësirë për të kapur veten……Me brishtësinë e fjalës së sotmeMendimi im jep koncertPër të shkundur këto re të ngarkuaraTë kësaj moshe që kërkon blerim…Mendoj se komentet janë të tepërta. Duket sikur Arqilea e shpalos lirshëm moton e tij: Vitet të bëjnë të tyre, se unë dlo bëj timen! Kjo është moto e njerëzve të paepur që jetën nuk e numurojnë me vitet që ju lënë vrazhda nën lëkurë, por punët e mira që kanë lënë pas vetes. S’më mbetet tjetër veç ti uroj Arqilesë jetë të gjatë e të lumtur,gjithë aktivitet e larmi. A nuk është pikërisht ky blerimi që kaq shumë na duhet në këtë moshë?!…

About Post Author