Më ka ndodhë…Zyba Hysa


MË KA NDODHË…

Më ka ndodhë,

Të më ofrojnë parajsën tokësore

Dhe botën ta shëtis me ta cep më cep…

Më ka ndodhë,

Të më shprehin fjalët më magjike dashurore

E të shijoj dashuri përrallore…

Më ka ndodhë, shpirt,

Të më tundin celësat para fytyre,

Të bëhesha pronare e një shtëpie luksoze,

A kryetare e ndonjë Partie,

Më ka ndodhë,

Eh, cfarë s’më ka ndodhë…

Por asgjë nga këto s’pranova,

E dija… po ta shëtisja botën cep më cep,

Me dikën që me shpirt s’e dashuroja,

Do të shkilja mbi botën time shpirtërore,

E po të besoja fjalëve magjike,

Do shndërrohesha armike,

E ndjenjave të mia hyjnore,

E nëse do isha bërë pronare e një shtëpie,

A në ndonjë post të rëndësishëm partie,

Unë do të shndërrohesha skllavja,

E dhuruesit për të më blerë të qënurit njeri,

E të gjitha këto i dashur,

I kam refuzuar në jetë,

Për të qenë krejtësisht vetvetja,

Të jetoj me DINJITET!

Me ty më ka ndodhur ndryshe,

As të premtova pasuri përrallore,

As dashuri të përjetëshme,

Por në cdo cast të jetës,

Kurrë s’kam menduar,

Se cfarë do të fitoja prej teje,

Përvecse mundësinë për të qënë bashkë!

Dashuria funksionon në thjeshtësi,

S’ka pasuri e as thesare,

Sado të cmuara qofshin,

Të këmbehen,

A të blejë dashuri!