Me Kadriun…


Ilirian Ali


Kur isha nxënës në shkollë të mesme , nuk lija shfaqe të tetarit Kombëtar,nuk lija premierë pa e parë.Dilja natën me shokët e mi nga konvikti ,për të zënë radhë për biletë dhe kur policia na përzinte në mesnatë, ne fshiheshim shkurreve ,aty ku sot është Galeria Kombëtare e Arteve .Prisnim sa largoheshin ata,pastaj vraponim për të rizënë radhën e humbur .Këtë veprim e bënim shoesh vetëm e vetëm të shikonim shfaqet kur luanin Kollosët e Artit skenik Shqiptar ,ku luante Kadri Roshi,Sander Prosi,Naim Frashëri, Mihal Popi,Prokop Mima,Ndrek luca,Behie Çela,Marie Logoreci ,e te tjerë e të tjerë .At’herë kam Parë Shumë vepra skenike të Dramaturgjië Kombëtare dhe të Dramaturgjisë botrore si “Koha e Komisarëve “” Fytra e dyte””Arturo Ui” “Nje ngjarje ne Fabrike” “Karavidhjet”Vitet 60” “Nje nuse per Satsin” “Hiet e nates” “Nje dimer i shkurter,””Prefekti” “I Semuri për mend” “Gjenerali i Ushtrise se vdekur “Cuca e maleve”Etj,etj të cilat nuk arrij ti kujtoj.Qysh athere i shikoja Aktorët e Teatrit Kombëtar si njerëz të shenjtë,qysh athere Kadri Roshin e shikoja si Perëndi ,dhe kur vinte në Qytet të nxënësave për të punuar me shkollën e mesme të Kulturës i kaloja pranë,jo pa qëllim dhe e përshëndetja gjithmon dhe e shikoja në dritën e syrit sikur të ishte i jashtëzakonshëm jo si gjithë të tjerët,ai për mua i tillë ishte . Ai e ndiente këtë sjellje timen,më hidhte krahun duke më pyetur për shkollën e për familjen,nga isha ,për çfarë studjoja ,e unë fluturoja nga gëzimi .I thosha tërë krenari se edhe unë jam me teatrin e shkollës së meseme të Ndërtimit dhe kemi regjisor Sheri Mitën e po vemë në skenë “Një vajzë kërkon pĕrgjigje” .Ai gëzohej dhe më uronte sikur të më njihte prej kohësh . Kështu e kam njohur për herë të parë ,këtë artist të madh ,këtë njeri fisnik e me zemër të madhe.Thjeshtësia dhe komunikimi me njerzit ishte tipari dallues i një personaliteti të përkryer dhe me shpirt paqsor .Më von kur unë studjoja për Aktor, u njohëm pak më ndryshe,tashmë ne drejt formimit profesional e ai si një Artist i madhe e pedagog .Shkonim shpesh në ospitim,për të ndjekur provat dhe shfaqe të ndryshme në Teatrin Popullor,ku komunikonim e diskutonim për teatrin,per spektaklin e ardhshëm ,për karakteret,për figurat artistike.Nuk e harroj atë paradite në Teatrin Popullor,ishte Ora 11 .00 Në njē provë tē lidhur Pragë Premiere “Rrufe në mot të mirë” në mos gaboj.Subjekti ishte sa I thjeshtë ,aq dhe interesante.Bëhej fjalë për një ulli që duhej prerë ,por vetëm për një firmë nga lartë nuk arrinin ta prisnin ,pra trajtohej e fshikullohej burokracia si një element qe pengonte zhvillimin ekonomik .Kadriu në personazhin që luante Ishte bërë kruspull ,sa nuk dallohej në tavolinën e punës ,kur perdja hapej e skena merr ndriçimin e plot ai ngihej në këmbë madhështor .Nuk kaluan 15 -20 min nga fillimi I spektaklit , diku nga mbrapa bëhej një zhurmë ,si duket atë e shqetsonte ,ai bërtiti me një nervozizëm të pa parë dhe nderpreu provën)I tillë ishte Kadriu ,punëtor I palodhur dhe pasinant ,por skrupuloz e kërkues në krijimtarië e tij .Ai nuk të falte në proçesin e punës .Kur unë Fillova punë në Teatrin” Petro Marko” patëm fatin që Kadriun ta kishim si të ftuar në Premjeren “Lidhur si fishek gjerdani ” të Bashkim Kozelit me Regjisor Pjetër Gjokën dhe Lazër Filipin.Tre Kolloz të skenës Shqiptare ,tre Miq e koleg të mirë.Artistët e mëdhenj janë edhe njerëz të mëdhenj.Kdari Roshi u njehësua me ne, gjithmon, rrinte me ne ,punonte me ne si partner I barabartë edhe pse ishim të sapo dalë nga shkolla ,ishim aktorë të rinj .Ai,krijonte një mardhënie si të barabartë edhe në komunikim e mardhënie me regjisorët ,ai i dëgjonte dhe i respektonte ata si të ishte një nxënës I tyre, i vemendshëm e i kujdesshëm .Madhështia e tij qëndronte në thjeshtësinë e tij të veçantë.Kadriu Madheshtin e kishte te thjeshtesia,në komunikim e në mardhenie me njerzit .Nuk harrohet atmosfera që krijonte para se të fillonim provat.Ai kishte qejf historitë, humorin , këngën Labe.Si duket labçen e kishte pjesë të shpirtit të tij më të dashur dhe shpesh ja merte vet këngës dhe ne e shoqeronim.Ky ishte për mua dhe për gjithë brezat e aktorëve shqiptar një shëmbull ideal I punës në krijimtarinë skenike.Faleminderit Kadri Roshi për gjithshka bere dhe gjithshka le pas.

About Post Author