Më keni keqkuptuar-Artan Ballgjini


Më keni keqkuptuar

Gjithnjë më keni keqkuptuar.

Për mënyrën se si diçka e them.

Për mënyrën se si jam duke ju vështruar.

Ç’faj kam unë nëse dikush veten aty e gjen.

Dhe kur ju kam përshëndetur.

Thjesht ju kam thënë një ” Mirmëngjes “

Për mirësjellje lule ju kam dhuruar.

Për çudi ma keni marr për ters.

Më keni keqkuptuar kur hesht.

Kur jam strukur brenda dhimbjes time.

Dikush me mua me ironi ka qesh.

Dhe pse vetë ka kaluar të tilla dhimbje.

Më keni keqkuptuar ku diku trokas.

Ajo portë mbi mua përplaset.

Pastaj me shiun si shok unë nis të flas.

Keni qeshur pasi s’dini me shiun si flitet.

Dhe kur ju kam bërë një kritikë

(Më mirë mos ta bëja këtë gabim)

Mblodhët një qiell me urretje.

Si rrebesh e zbrazët me tërbim.

E di i keqkuptuar do të mbetem.

I keqkuptuar si një Jezi Krisht.

Në miqësi si mes shejntorëve shpesh dukem.

Por edhe Juda është aty sigurisht.