Adelina Mina
Më kishte pushtuar malli,
Dendur si gjethet pemëve rritur,
E loti, derdhur, e loti heshtur zbriti,
Si degëve bien gjethe-gjethe zverdhur.
Dallgëzuar si valëve gjithë jetës,
Asgjë nuk do të thuash herë-herë heshturi,
Sa forcën e ndrydh, e zgjon vetes.
Më kishte pushtuar malli,
E çmoj kohën e malltë s’pendohem,
Të gjithë mallet shënojnë vlerë shpirtit,
Jetë e shkurtër sa perëndimet vjetërohen.
Mallet e një malli jetë-jeta,
Ku ka kuptim e vërteta.
– Adelina Mina –
23.08.2024
@Tëgjithatëdrejtattërezervuara.