Më kujtohet-Vilson Mersinllari


MË KUJTOHET

————

Më kujtohet,shumë vite më parë

vete në shtëpi,qyqe shumë i pirë

me të gjithë sillesha,si”harbut”

por me Poezinë,u solla shumë mirë.

Mora lapsin dhe fletoren në dorë

fillova të shkruaja,unë një poezi

se si më ardhi,ai frymezim i pa parë

e sot e kësaj dite,akoma nuk e di.

Dhe meqënse isha,në tru i goditur

nga që atë ditë,shumë kisha pirë

në veten time,këtë se kisha pritur

që të shkruaja poezinë,më të arrirë.

Edhe sot e kësaj dite,kur e lexoj

me veten time them,si ka mundësi

të jesh i pirë”qyqe”,këtë sot mendoj

dhe të shkruash bukur,një poezi.!!!

VILSON MERSINLLARI.

VILSON MERSINLLARI.

VLORË-ALBANIA.