– Kushtuar këngëtarit të famshëm italian, Toto Cutugno
Sot edhe mua më lër të këndoj
sytë e shiut ti lotoj
qiejt ti kalëroj me këngë që s’mbarojnë
Për ty!
Një ditë pa lamtumirë
O italian i vertetë
Nuk ke ikur jo, nuk ke ikur jo!
Tabuti yt, zemrat jemi ne.
Kënga jote rreh flatrash
magjike
Iart nëpër qiell, larg në kontinent
Dhimbje, lutje, dashuri që pikon
që zemrat i bën të shkrijnë.
Sot edhe mua më lër të këndoj
është ditë me erë, po fryn kjo erë për ty
zërin tënd të ëmbël kudo e shpërndan:
“Më lër të këndoj, me kitarë në dorë…”
Po këndoj edhe unë por vitet më bëhen barrë
bashkë me vdekjen tënde më duket sikur vrapoj
shoh rrugën tënde andej nga ti shkon
O idhull i këngës ëngjëjt po të presin…
Më lër të këndoj
me kitarë në dorë…