Më lerë…Mimoza Eliona Osmani


Mimoza Eliona Osmani

S’dua të puth më buzë të tjera

Sa më shijojnë buzët e tua!

Kur afsh të prushit tënd fryn era

Shkëndijat ndezëse vijnë tek mua.

Më lerë t’i puth tha, pak vetëm pak

Pak sa të shkreptijnë rrufetë

Ah ,këto buzë të kuqe gjak

Më lerë ti puth tha sa të kem jetë.

S’dua të puth më buzë të tjera

Asnjëra s’ ishte si çakmak

Të tuat buzë janë lule shqera

Kur i këpusë shpërthejnë flakë…

Se jam i etur si beduinët

Më lerë të pi tha që të mos vdes

Mbi ato buzë ,ke katër stinët

Dhe dy petale, që rrjedhin vesë.

Moza.