Më lini të marr pak frymë!Eduart Veli


Përse nuk më lini të marr frymë ..?

Përse s’më lini të them atë që dua ?!

Përse nuk më  latë ta jetoja rininë ?

Përse më ndiqni në rrugën time mua ?!

Përse,s’më lini të marr frymë i qetë?

Përse më ndiqni si Hijenat,në çdo shteg?

Në bulevarde e në rrugë dhish,unë eci vetë.

Lërmëni të marr frymë, kraharori flakë më djeg !

Të ngopem me frymë,vetëm kaq pak dua.!

Ti gëzohem diellit,të flas me ditën që lind ..

Të flas me Hënën Diellin,të flas me një grua!

Më lini të marr frymë ,të flas shtruar si prind !

Më lini të flas lirshëm çfarë kam në zemër

Ndryshe,mund të pëlcas si një fuçi me verë ..

Më lini që tu flas miqëve,të gjithëve në emër 

Verës mos ti them vjeshtë, e dimrit pranverë!

Më lini të flas me ufo, të flas me milionerë..

Eh,dua të flas me lypsarë me dorën përpara..

Dua të jem mik i paftuar, në kasollen e mjerë

Të ngroh me frymën time ,ato duar të thara !

Më lini të marr frymë, pjesën time dua të thithë

Dua të marr frymë,atë që më ka dhënë Perëndia 

Mosni,ju lutem,juve ajrin doni ta thithni të gjithë..?

Mos ndoshta ,nuk ju mjafton e  gjithë Gjithësia?!

Më lini të marr frymë,veç pakëz frymë ju kërkoj .

Kërkoj pakëz frymë, kjo ëndërr më mban gjallë.

Të merrja pakëz frymë,në këtë botë që adhuroj.. 

Pak frymë,o Zot,do ta realizoj këtë ëndërr vallë,?