Nga Fatbardha Amzaj

Më merr malli
Më merr malli, më merr malli,
Dhe për gurët e sokakut,
Për shtëpitë me gurë të rëndë,
Për oborr edhe oxhakun.
Më merr malli për Kaninë,
Për k’to troje hijerénda,
Më merr malli për kalanë,
Dhe sarajet e kalldrëmta.
Më merr malli për Kaninë,
Për hyjneshën, mbretéreshën,
Si kuroré me diamante,
Yje vajzat, diej djemtë.
Më merr malli për këto lagje,
Pér oborret dhe dritaret,
Nga sodit detin e kaltër,
Valët bëhen lozonjare.
Për këto kodra bukuroshe,
Pér këto rrugë mrekulli,
Për këté peizazh të rrallë,
Ngjajnë me hënë e me stoli.
Më merr malli se jam bijë,
Se jam mbesë jam “vendalie”,
Kam një gen dhe kam një fis,
Ndaj dhe malli mé” ka hije”.