Më morën ëndrrat
Dhe këtë darkë
Larg sa larg më shpunë
Atje në kurbete
Atje larg..një ëndërr më shumë
Ku nuk vete
Si pelhurë kujtese
Thurr me ëndje
Atje ku rininë si qiri e trete
Atje ku të dhanë
E nuk të dhanë shpresë
Ahhh atje ku ëndrrat
Si yjet këputur ranë
Qiejsh siç bie mbi sythat
E mëngjesit vesë..
Por kurrë ëndrrat
Në ënderr nuk të lanë…
M.L