Oh,më mungon hija jote o nënë
Të kërkoj unë ,në netët pa Hënë..
Një fjalë e juaja ,mua më shëron.
Çdo çast,e imja zemër të kërkon !
Shpesh, me foton në mur, bisedoj
Fjala ,më ngec në grykë edhe lotoj!
Nga fotoja ,më thua të ëmbla fjalë..
Mos u mërzit të keqen nëna ,o djalë !
Më përkëdhel ti, me të ashprat duar..
Më drithëron nënë,prehëri yt i praruar..
Në prehërin tënd më zuri gjumi i rëndë
Ti si dallëndyshe ti më këndoje këngë !
Më mungon fryma jote,o nënë e gjirit..
Më mungon aroma jote,si lulja e Blirit
Më mungon hija jote,gjithë këto vjet..
Pranë teje jam,çdo çast djali im poet !
Shpesh,nënë,shtrihem në shtratin tënd.
Kur sj’am i qetë ,kur zemra më dhëmb .
Jeta është e bukur,por dhe e vështirë..
Dikur thoshje”Për ty çohem nga varri bir!
Eh moj nënë,sa më mungon Hija jote..
Më mungon ti,më e mira e kësaj bote
Nuk doja të isha mbret dhe perandor
Të ishe gjallë nënë,unë i juaji shërbëtor !
7Eduart Veli, Rajo Qoraj dhe 5 të tjerë
