Më mungon…Suzana Rama


Ehhh baba, më i shtrënjti baba,

sa shumë sfida kjo jetë na dha,

në çdo sfidë buzëqeshje e lotë,

Ti ngushëllimi im, prehri i ngrohtë.

Shkruaj për ty, në sy vjen fëmijëria,

e sigurtë dora jote, përherë e ngrohtë,

Ti ishe mentori, për ç’ka jeta të sjell,

më mësove drejtë, në sytë e tu diell.

Kaluam bashkë shumë sfida në jetë,

si baba dhe bijë, si dy miq të vërtetë,

kur u rrita pak, dora jote më rri në sup,

ngado përsëritje ëmbël, të ka babi çupë.

Më ktheve krahët babi, në sfidën e fundit,

më le vetëm, atje ku nuk gjej ngushëllim,

lamtumira jote, shpirtërisht më mundi,

s’e mendova kurrë ikjen në amëshim.

Më le vetëm, kur akoma ti kishe jetë,

shtatëdhjet vjetë sapo kishe mbushur,

të rrëmbeu sëmundja, në zëmrën tonë,

na la boshllëkun dhe shijen e hidhur.

Vazhdoj të kërkoj, shumë më mungon,

sa në ëndra flas me buzëqeshjen tënde,

sot madje me këtë poezi, zëmra të uron,

festën babush, festën e baballarëve.