“Më mungon thjesht një përqafim…”Piro Millona Minella


…Një foto flet shumë, flet për çastin që përjeton në momentin e shkrepjes së fotografisë.

Këtë foto e bëra sot duke vajtur në punë, po sy të trishtueshëm. Nuk është e vërtetë se meritoj shumë, më shumë meritoj vetminë.

Këtë më tha jeta se meritoj. Nuk dua nga kurkush të më marë me të mira.

Jo nuk kam humbur shpresat, mua nuk më mungojnë vlerësimet.

“Mua më mungon thjesht një përqafim”

Ku janë burrat. Sot bota është e varfër për ndjenja.

Unë jam një grua që nuk kam nevojë të më ushqejë njeri. Sa poshtë bota gjynah tërë këta çifte kanë fjetur me të gabuarin një jetë.

Këtë pishman nuk e kam. Flë më mirë vetëm, jam krenare e papërkulur në ndjenjat e në shpirtin tim.

Për mua: “O është kjo dashuri, ose nuk e dua fare”.

Duhet të jetë përjetësi. Ndjenjat e mia janë vlerë, por nuk kanë çmim dhe kurrë nuk do ti kosumoja në trupa pa shpirt!

Por ky është një realitet i jetës moderne, ku familjet mbahen pa dashuri dhe dashurinë e dhunojnë në emër të familjes.

Kur e shihja burrin tim të përpëlitej çdo ditë i kam marë dorën me dhëmshuri dhe i thashë: ” Ik dashurohu”.

Me lot në sy i dhashë bekimin Tim, se doja të ishte i lumtur.

Jo, se nuk më dhimbsej vetja ime. Nuk shtyhet një jetë në ato marëdhënje.

Sot është i fejuar me një tjetër dhe unë jam e lumtur për të, por ai e do,tek ajo gjen vetveten.

Por do forcë, që një grua të bëj këtë gjë.

Po se heq nga shpirti të saj diçka të thellë.

Nëna ime edhe të vdekur e mban babanë tim ashtu i duket asaj.

Prandaj e kam urryer figurën e njeriut posedues.

Kisha parë trishtimin e babës tim të jetonte me dikë, që nuk e kuptonte dhe që fëmijë i kisha premtuar vetes se unë do i lija njerëzit të lire. Kështu e mora mësimin brënda familjes time.

Fëmijët për mua janë vepra e Artit Tim.

Por Zoti nga Adami nxorri Evën Dhe kjo të lë të kuptosh se fëmija i përket jetës. Burri dhe gruaja janë shoqërues.

…..Burrit i dhëmb brinja pa gruan, Gruas gjithë trupi pa burrin….

“Mua më mungon thjesht një përqafim”…..

Piro Millona Minella