Me nder e dinjitet të nëpërkembur..!Ardian Muça


Me nder e dinjitet të nëpërkembur..!

Me këto rripa e xingla mingla,të le pa fjalë..!

Si xhuxhe një pëllëmbë,si tregon vitet,që ke.

Fëmijët të thërrasin nënë,po dukesh si ngjalë..!

Thonë mëkatarët,”O zot,kjo kafshatë është ne”!

*

Më dhëmb shpirti,kur për ty dëgjoj epitetet..!

Mëkatarët për gjellën që u gatove,hapin gojën.

Nami kishte marrë karanxhatën,t’i rrëzoj vilajetet..!

Kur dëgjova,”U rrëmbye Elena”,m’ë kujtove Tronjën!

*

Si dreqin nuk i ngjave xhanëm,asaj xhanëme,

që t’ë rriti me ninulla e pekuli,si vajzë çapkëne?

A shkelet e nëpërkëmbet nderi i një nëne?

Që nga nëmja jote mbeti,sì e Zeqos maj thane..!