Më ndihmo-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Më ndihmo mos të pendohem,
për çfarë thashë, për çfarë bëra,
për mallin që digjte zemrën,
dimrit netëve të tëra.

Më ndihmo të mos pendohem,
që në çdo qelizë të ndiej,
emrin tënd si tatuazh,
gdhendur zemrës sime gjej.

Më ndihmo të mos pendohem,
mos pendohem përsëri,
ndodh njëherë, njëherë në jetë,
të jetosh një mrekulli.