ME NJË DASHURI TË HUMBUR


ME NJË DASHURI TË HUMBUR
————————————————–

Pak ditë na mbetën, edhe gushti iku,
Ashtu si ikën, të gjithë muaj të tjerë,
Pa asnjë motiv, por më i djegur qerpiku,
Si një kallëz gruri, nga drapëri i prerë…

Dhe ndodh shpesh herë, që të ndahemi,
Por, ka edhe ndarje, që shkaqe nuk kanë,
Ashtu si primitivët, grindemi dhe shahemi,
Aspak njerzore, e shëmtuar më ngjanë…

Dhe e vrasim dashurinë, pa u menduar,
Ndoshta kot, për një fjalë, jemi zënë,
Por pastaj vuajmë, se jemi të dashuruar,
Dhe plagë të thellë, në shpirt na ka lënë…

Një dashuri të re, kërkojmë ne patjetër,
Duke mbushur jetën tonë, ashtu përsëri,
Por, se harrojmë dot, dashurinë e vjetër,
Edhe pse kemi gjetur, një tjetër dashuri…

Ashtu edhe ti, një ditë se si u largove,
Pa kuptim mu duk, ajo ikje ashtu kot,
Sepse unë mendova, që më dashurove,
Dhe largimin tënd, se imagjinoja dot…

Se çuditërisht, asgjë mua s’më the,
Ndërsa prisja, që një fjalë të më flisje ti,
M’u duk e habitëshme, si në qiellin pa re,
Që pa shkreptima, të binte papritur shi…

Por sigurisht mund të ndodh dhe kështu,
Kur kthehemi, nga plazhet, nxirë nga deti,
E trishtuar vjen vjeshta, kështu tek m’u,
Me një dashuri të humbur, për çudi më gjeti.

Petro Sota 6 shtator 2022

About Post Author