Me një flamur-Petro L. Sota


—————————-

Pesëqindë vjetë, pa dritë e diell,

Të pushtuar, nga osmanllia,

Gjysmë hëna, na kishte sjellë,

Fenë Osmane, nga Turqia…

Si një lubi, me trup të gjatë,

Errësirë, në tokë shpërndanë,

Me kuranë, por, dhe me shpatë,

Në këmbë, qëndron shteti islam…

Vetëm mjergull, kishte përherë,

Në të gjithë tokën, e Arbërisë,

Por, një popull, s’mund të flerë,

Gjumin e rëndë, të perandorisë…

Porsi zogjtë, që fole nuk kanë,

Të larguar nga mëmëdheu,

Përtej brigjeve shpirti u qanë,

Kur kujtojnë Skënderbeun…

Bijtë e kombit kanë mërguar,

Ditën prisnin të vinte zgjimi,

I djeg malli, që s’ka të shuar,

Nëpër vargje shkruan Naimi…

Po i vinte fundi perandorisë,

Dhe patriotët, bashkim kërkojnë,

Por, vallë kush, do ta qëndisë?,

Aty n’flamur një shqiponjë…

Një shqiponjë, në t’kuqin flamur,

Që do të ngrihej si shqipe mali,

N’dorë do e mbante, vetë ai burrë,

Mjekërbardhi, Ismail Qemali…

Kishin muaj, që po udhëtonin,

Po përcilleshin nga populli vetë,

Fqinjët donin të na copëtonin,

Dhe t’mos kishte, më tjetër shtet…

Shumë gjak u derdh për lirinë,

Betohen trimat të gjithë në Vlorë,

Se për Kosovën dhe Çamërinë,

Do të luftojnë me flamur në dorë…

Me flamurin të kuq si gjaku,

Që ka shqiponjën me dy kokë,

E gjithë Kosova edhe Sanxhaku,

Me Çamërinë, bashkë kjo tokë…

Se është e Jona gjithë Arbëria,

Një komb jemi me një flamur,

Kur t’bashkohet gjithë Shqipëria,

S’do ta ndajnë më dot kurrë.

Petro L. Sotta 28 nëntor 2023

Mund të jetë një imazh i 1 person