Më pëlqen pleqëria!Ajri Ramaj


O,sa i lumtur jam, që pas shumë të mira e peripeci arrita deri k’tu.

Kalova fëmijërinë sido që qe, në harmoni! kështu ishte mirë për mua.

Kalova rininë ashtu me halle e pa halle, po s’i i thonë”i riu s’i veriu.

Ato kaluan s’i kaluan, pa u vënë rendësi e pa vlerësuar ato si duhej.

Tani jam i lumtur që u plaka, se jetova e arrita në moshën e tretë,

Mbas kësaj rruga është drejt fundit pa kthim po kësaj nuk i trëmbem.

E si ti trëmbem unë asaj rrugë, kur unë tani jam me status të plot,

Aqë më tepër që ajo dihet, se ç’do fillim e ka një fund,po se si?

Jam i lumtrur ngaqë jam bërë më i urtë, e më respektoin t’gjithë,

Nuk jam ai që ish më par, fytyra më është tjetërsuar e bërë me rrudha.

S’jamë ai,me fizionomi që kamë qën më parë, koka zbardhur si dëborë,

E, pse trupi është krrusur e dobësuar, në shpirt mbetem akoma i ri.