ME PENDË E ME GJAK
(Kushtuar Hasan Prishtinës)
Me zemër të madhe sa tokat shqiptare
Trim që s’u përkule kurrë armikut
Para tiranëve e prangave të hekurta
Me pendë e me gjak luftove për liri
Dritë në netët e errëta për kombin
Si rrufe që çan qiellin në stuhi
U bëre zë për të mos heshtur
Ideali yt, një yll që s’fiket kurrë
Me një besë të madhe e një qëllim
lidhe tokën dhe zemrat e ndara
Për një atdhe të bashkuar e të vetëm
Hasan Prishtina kujtim i pavdekshëm
Ti jeton si flakë që nuk shuhet
Liria e vërtetë ishte dëshir e jotja
Që çel dhe rritet ndër gjeneratat që vijnë
Safet Syla
Shtime,13 Nëntor 2024