Me Pierre Cabanes në Amantia-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Kjo ka ndodhur në vitin 2008.Një distancë e largët kohore.Ai tashmë nuk jeton më.Dhe ajo që nuk duhet harruar.Përhapi kulturën tonë të lashtë në Francë .

2..

Prof Pierre Cabanes kishte një njohje të shkëlqyer për qytetin antik.Cabani shkonte atje dy herë në vit.Ai zgidhte dy stinë të begata.Në vjeshtë dhe në pranëverë.Dhe sëbashku më të shkonin atje dhjetra francez.Ata ishin mërfilli studiues, intelektual,profesor universiteti .Dhe të gjithë ishin në perëndim të jetës.Dhe si dhuratë ata njiheshin me kulturën ilire. Me vete profesori francez merrte edhe një grup studiuesish francez.

3.

Përpara se ta takoja .

Portieri i parkut më tregoi këtë rast. Një profesor francez shkonte përherë në Amantia . Përshkrimi ishte ky ishte tipi i huaj pa flok në ballin e përparmë të thinjura nga pas. Mosha duhet të jetë e madhe mbi 75 vjeç. Kur erdhi Cabanes dhe grupi i vizitorëve francez,ishim në lagjen Kala,ose si njihet ndryshe nga vendasit,pra në akropolin e qytetit.Ky është vendi ku ende nuk janë kryer gërmime.

Lagjja kala ka gjithsejtë 5 banesa. Ndërtimi i tyre mund të konsiderohet rreth viteve ‘60.Fshati i sotëm ka emrin Ploçë dhe jo emrin e bukur Amantia,por në disa botime të huaja e cilësojnë Plojça ka ekzistuar në rrënojat e qytetit të vjetër.

Brenda murit rrethues lagja Kala dhe jashtë murrit rrethues.

Rreth 1.2 km nga stadiumi.

Pas viteve’ 70 pushteti i asokohe morri një vendim.

Fshati i ri të ndërtohej në bregun e përtejmë. Shpërngulja e fshatit u krye në mënyrë graduale .Vetëm nga lagjja kala nuk u shpërngulën 5 familje.

4.

Grupi i studiuesve francez kishte në përbërje një moshë të madhe. Atë e udhëhiqte Pierre Cabanes. E mirëpritëm dhe u ulëm në lagjen kala. I dhamë botimet tona. Emri i parë që përmendi ishte Skënder Anamali.

-Pra ai jeni referuar Skënder Anamalit? Pyeti ai.

-Sigurisht një botim të plotë të studimit të tij të kryer në Amantia dhe studimit të A.Meksit për bazilikën paleokristiane shek V-VI i kemi botuar në një përmbledhje të institucionit .Cabanes bënte më pak pyetje dhe kishte njohuri mjaftë të mëdha rreth kryeqendrës ilire.

Arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.

…Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit.Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir.Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të veçantë

të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik.Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik tërësisht kodrinor…

5.

Ai u jepte shpjegime studiuesve francez, që kishin pothuajse një moshë diku më pak dhe më shumë .I dhurova botimin:”Amantia,qytet i Ilirisë jugore”.Mirëpo Cabanes ishte i paepur. I palodhur në shpjegime .Ndonëse moshe e madhe ai kishte udhëtuar në këmbë nga Bregu i Kovaçit,ku gjendet stadiumi deri në lagjen kala.

Mirëpo Cabanes duke u prirë vizitorëve vetë i udhëhoqi drejt shtegut që zbret për në lëmin e Pecit ku gjenden dy objekte të rëndësishme të qytetit ilir.Dhe ajo është një rrugë e vështirë në ngjitje dhe në zbritje.Ashtu si krejtë qyteti ilir i shtrirë në lartësi e kësaj kodre.Atje në pikën e ulët të saj,gjëndet stadiumi i betëm në këtë lartësi në krejt Ballkanin.Dhe teposhtë.Një vend ku tl rreh dielli.Atje ku rrezet e tij pëërqafohen më kultin shpirtëror.Feksja e diellit është nga mali i Tartarit.Atje ku rri kurrra e malit.Dikur të shenjtë.

Janë dy objekte kulti të ngrehura qysh nga paganizmi deri në besimin e integruar. Një tempull dhe një kishë .Një tempull që ka një emër të bukur :Afërdita.

-Afër mëngjesit më zgjo të shkoj në tempull!

Dhe tempulli në këtë lartësi ishte ndërtuar në shesh kodrine.Kodrinën që e spërkat rrezja e diellit nga mëngjesi në muzg.

-Të shkoj te Afërdita.

Pra të vete në tempull.

Dhe ky kult shpirtëror i ardhur për shpirtëra të lodhur fokusonte dritën në shpirtë pa zbardhur drita e diellit tonë.Se dhe lutja e mbarë bëhej në orët e para të ditës.Dhe ata amantasit u luteshin njëherazi shumë perëndive.

Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qendër peshkopale.Gjurmë kultesh gjenden në këtë qytet. Nga muret e akropolit distanca është 400 m. Tempulli shquhet qartazi, gurët janë të ndërtuar dhe planimetria është në sipërfaqe .Blloqe guri të gdhendur parapelpiped me përmbajtje gëlqerore. Arkeologët e tjerë në vitin 1950 në këtë shesh është bërë një lloj sondazhi për të gjetur llojin e godinave. Rezultati ishte se ndërtesë ishte tempulli. Në të vërtetët edhe sot e kësaj dite në vendin e quajtur Lëmi Pecit gjendet tempulli i Afroditës. Themelet e tempullit shquhen qartazi. Ai ishte i orientuar jugperëndim në verilindje. Ka formë katërkëndëshe. Themelet që sot janë tepër të ruajtura mirë kanë gjatësi 12.15 m,me gjerësi 6.75 m. Blloqet ,që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë .Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera muresh duken edhe brenda tij. Pranë tempullit gjendet edhe një kishë .Ajo ka këto përmasa 14m e gjatë, 11.5m e gjerë .Orientimi i saj është lindje perëndim.

6.

Cabanes dhe vizitoret ngjitën sërish kodrinën e lagjes kala për të udhëtuar më pas drejt jugut.Nuk di ta shpjegoj arsyen se përse Cabanes nuk qëndronte në Orik,ose ndoshta nga fakti se ishte zonë ushtarake dhe atëherë në fillim të viteve 2007 ,objektet gjendeshin tërësisht nën një grumbull ferrash. Më thanë se Cabanes edhe vjet ishte në qytetin ilir.Edhe vitet e tjera.Më pas pleqëria e mbërtheu.Banorëët e atij fshati nuk e panë më.Dhe nuk dëgjuan ndonjë lajmë .Ndoshta edhe sot ata nuk e dinë arsyen,përse nuk vjen më në qytetin ilir.Thjeshtë sepse ai nuk është më në këtë botën tonë.