Me poeten e spikatur tetovare Sadije Aliti-Zekerija Idrizi


Sadije Aliti është poete e njohur dhe shumë e talentuar shqiptare, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM në Tetovë. Është njëra ndër pjesëmarrëset më aktive nëpër festivale, panaire librash dhe organizime të ndryshme letrare poetike, përfshirë këtu edhe garat për poezitë më të mira në qytete të ndryshme shqiptare. Ajo ka diplomuar në Universitetin e Shkupit, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ku edhe ka magjistruar në shkencat e letërsisë. Sadije Aliti më shumë se tre dekada në opinionin e gjërë është e njohur si gazetare, profesoreshë dhe mësimdhënëse e gjuhës shqipe, humaniste dhe aktiviste e sektorit qytetar sidomos në aspektin e fushëveprimit të të drejtave të grave, poete me 21 tituj të botuar librash.

Në vitin 2020 ajo ishte në promovimin e librit tim “Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë” në Shkup, me ç’rast ia dhurova një libër. Këtu ajo e mbajti edhe fjalën përshëndetëse për librin tim në emër të Shoqatës OENEUM të Tetovës.

Opusi i saj krijues letrar është shumë i pasur. Ajo deri tani ka shkruar e botuar librat vijues:

1. “Koha Blu”, Shtëpia Botuese “Konica 95”, Tetovë, 1996;

2. “Dasmë zanash”, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë, 2000;

3. “Vallëzim parajse”, Shtëpia Botuese “Arbëria Dizajn”, Tetovë, 2002;

4. “Fjalë të heshtura”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2006;

5. “Valixhe kujtimesh”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2008;

6. “Shkëndija është një dhe mbi të gjitha”, Sh.Sinani, Monografi,

7. “A do t’më falësh nënë”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2012;

8. “Sporti na bashkoi”, monografi, bashkautor me Sh. Sinani, Tetovë 2012;

9. “Dritë dashurie”-“ Lumina iubirii”, vëllim poetik, përkthim në gjuhën rumune,

10. “E nesërmja“ Shtëpia Botuese “Feniks”, Preshevë, 2014;

11. “Kurorë dashurie”-“ВЕНЕЦ НА ЉУБОВТА”, përkthim në gjuhën maqedone, Shtëpia

12. “Romanca dashurie”-“Liebesromanzen”- “Romances d‘amour”, përkthim në gjuhën gjermane dhe franceze, Shtëpia Botuese “Albas” Tetovë-Tiranë, 2015;

13. “Të jesh i pari”, Sadije Aliti, Shaban Sinani, Monografi, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tetovë, 2016,

14. “Stinë dashurie”- “Doba ljubezni”, përkthim në gjuhën sllovene, Shtëpia Botuese “ “, Tetovë, 2017

15. “Mbretëri dashurie”- “Regno d’amore”, përkthim në gjuhën italiane, Tetovë, 2018

16. “Ylbere dashurie”-“Regnbåges kärlek”, përkthim në gjuhën suedeze, Tetovë, 2019

17. “Dashuri ëme”- „ANYASZERETET”-„IUBIRE DE MAMĂ”- Përkthim në gjuihën rumune dhe hungareze, poezi, Shtëpia Botuese, Prishtinë, 2019,

18.”Dashuri shtegtare”, poezi, Shtëpia Botuese, Prishtinë, 2019,

19. “Më jep një ëndërr”, shtypi Print factory nw Shkup. Ky botim financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

20. “Dashuri magjike”, Amanda Edit, Bukuresht.

21. “Arka e ndjenjave”, SHB “Buzuku”, Prishtinë, 2023.