Nga Zekerija Idrizi
Me poetin dhe prozatorin Dibran Demaku jemi takuar në organizimin letrar poetik në Hamburg vitin 2016, si dhe në aktivitetin letrar në Heidelberg, ku u promovua libri im “Letra shpirti” dhe libri “Schlaflos mit Kleopatra” i shkrimtarit Selajdin Gashi.
Dibran Demaku është kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Me shkrime merret që nga bangat shkollore. Shkruan në poezi, prozë dhe publicistikë. Deri tani ka botuar librat vijues:
“Vogëlushë dhe shtatore“ -Vjersha për fëmijë
„Rrëfimet e kalasë së vjetër“- poemë për fëmijë
„Gjeografia e klasës sime“-vjersha për fëmijë
„Ëndërr e bardhë“-poemth i ilustruar për fëmijë
„Shpirtra të shitur“-tregime për të rritur
“Dardha ka bisht“-poezi satirike
“Jetë në ikje“-tregime për të rritur
“Në tokën tonë“-novelë,
“Larg“-poezi
“Geographie der Seele”, në gjuhë gjermane, SHB Amanda Edit, Bukuresht, 2017.
Jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë.
Me respekt të thellë, miqësisht:
Berlin